Presidentja Osmani nuk ia emëron PDK-së anëtarin e dytë në KQZ

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka emëruar dy nga dhjetë anëtarët e rinj të KQZ-së.

Gazeta Blic merr vesh se anëtarët që nuk janë emëruar kanë qenë emra të dërguar nga PDK dhe koalicioni VAKAT.

Presidentja Osmani ka emëruar vetëm njërin nga dy emrat e dërguar nga PDK-ja dhe për më shumë ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Por, çfarë kishte ndodhur pas zgjedhjeve të vitit 2017 kur në Kuvend ishin vetëm 4 grupe parlamentare shqiptare (LVV, LDK, PDK, AAK), po kaq sa janë tani pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 (LVV, PDK, LDK, AAK)?

Meqenëse gjashtë anëtarë duhet t’u takojnë grupeve parlamentare shqiptare, Presidenti Thaçi pasi u kishte dhënë nga dy anëtarë grupeve më të mëdha parlamentare, LVV-së dhe LDK-së dhe nga një PDK-së dhe AAK-së.

Të ngjashme