Presidentja Osmani pret në takim senatoren amerikane Joni Ernst

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Senatoren Joni Ernst, raporton Gazeta Express.

Osmani ka postuar një fotografi nga takimi me senatoren duke shkruar se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës.

“Kënaqësi të mirëpres Senatoren Joni Ernst nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme