Presidentja Osmani priti në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani priti sot në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva.

Në takim më gazetarët, u diskutua gjendja aktuale në sferën e medias dhe u tha se mbrojtja e të vërtetës në kohën ku e gjitha bota për përballet me lajmet e rreme është sfida kryesore e gazetarisë profesionale.

Presidentja Osmani, ndërkaq theksoi se mediat janë aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën kudo në botë. Në kontekst me zhvillimet politike pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mediave kundër përpjekjeve të Rusisë dhe aleatëve të saj për ndërtimin e paraleles ndërmjet Kosovës dhe rastit të Ukrainës.

Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e gazetarëve dhe ka potencuar se puna e tyre është e pazëvendësueshme për plasimin e të vërtetës, e cila çdo ditë e më tepër po sfidohet nga lajmet e rrejshme.

Të ngjashme