Presidentja Osmani shkon sërish në SHBA, më pas në Lituani

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 9 maj. Kjo, ndodh vetëm dy javë pas qëndrimit disaditor atje, ku përveç se mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares, Madeleine Albright, u prit edhe nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe nga disa kongresistë e senatorë.

Sipas burimeve që ia kanë konfirmuar Klankosovës këtë vizitë, Osmani më 11 maj do të shkoj edhe në Lituani.

Aktualisht e para e vendit gjendet në Panama ku ka nisur një vizitë si mysafire e homologut Laurentino Cortizo Cohen, ndëra pritet të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Shën Terezës. Më pas, do të vazhdoj në Kosta Rikë, ku merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, Rodrigo Chaves.

Të ngjashme