Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, Osmani dhe Pahor do të dalin në konferencë për media. Kurse më pas Pahor do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Presidenti slloven do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Pahor të dielën ka qëndruar në Beograd, nga ku ka deklaruar se është i shqetësuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë Pahor e bëri pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme