Presidentja Osmani u bën thirrje grave iraniane të mos heqin dorë nga të drejtat e tyre: Jemi me ju

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për gazetaren iraniane Masih Alinejad, u ka bërë thirrje iranianëve që të mos heqin dorë nga liritë e tyre.

Osmani ka thënë se lufta për liri kërkon një çmim të lartë për të paguar, e këtë e di më së miri populli i Kosovës.

“Gjithë bota po ju vështron. Mesazhi im për gratë dhe popullin e Iranit është që kurrë të mos hiqni dorë. Kurrë mos hiqni dorë. Ne e dimë sa e vështirë dhe e dhimbshme është, por lufta për liri kërkon një çmim të lartë për të paguar. Ne kemi paguar çmim të lartë në luftën tonë për liri. Jemi me ju derisa të fitoni. Kurrë mos u dorëzoni”, ka thënë Osmani në një video mesazh.

Të ngjashme