“Presion mbi deputetët e koalicionit për të mos e nënshkruar mocionin”

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 14:04 | Nga

Udhëheqësit e partive politike janë duke iu bërë presion deputetëve të tyre për të mos përkrahur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës.

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Enver Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se përkundër presionit që po iu bëhet, një pjesë e deputetëve të pozitës janë duke e përkrahur këtë iniciativë të Nismës.

“Deri më tani kemi një përkrahje të pjesshme nga deputetët e pozitës dhe jemi ende duke kontaktuar në mënyrë që ata të binden që ky mocion duhet të përkrahet”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu u shpreh se po presin që të arrihen kushtet e nevojshme për ta dërguar këtë mocion në Kuvend për votim.

“Është në interesin e qytetarëve që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Deputetëve ju mbetet që të vlerësojnë”, tha ndër të tjera deputeti i Nismës.

Ndryshe, kërkesën për mocionin e mosbesimit e kanë përkrahur edhe deputetët e PDK-së, Shukri Buja, Nait Hasani dhe Shaip Muja si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme