Presioni mbi Qeverinë për Demarkacionin

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 08:35 | Nga

Vizita e shefes për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk ka ndryshuar qëndrimet e palëve rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Në takimet e zhvilluara me drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të partive opozitare, Mogherini përsëriti se demarkacioni është kriter i pakalueshëm dhe se pa përmbushjen e tij nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Ajo e ka bërë të qartë se “është koha e fundit” që Kosova t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje.

Një ditë pas vizitës së Mogherinit, zyrtarë qeveritarë nuk kanë treguar se kur do ta dërgojnë në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me shtetin malazez.

Njohës të rrethanave politike kanë thënë se gjithë presioni për çështjen e demarkacionit është mbi koalicionin qeverisës, vazhdimi i të cilit mund të vihet në pikëpyetje, nëse nuk arrin ta kalojë atë.(Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme