Prezantohet libri biografik për Thaçin në Hagë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 19:33 | Nga

Pas ligjëratës në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael” në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në prezantimin e librit biografik “Neë State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se “Pasi nënshkrova kopje të shumta, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Holandë”.

Sipas tij, ishte mendim i përbashkët se Kosova është shembull i shtetndërtimit të suksesshëm dhe rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB është e pandalshme.

Ky është postimi i plotë e Thaçit:

Pas ligjëratës në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael” në Hagë, mora pjesë në prezantimin e librit biografik “New State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Pasi nënshkrova kopje të shumta, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Holandë.
Ishte mendim i përbashkët se Kosova është shembull i shtetndërtimit të suksesshëm dhe rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB është e pandalshme. 

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 1 person, smiling, text

Image may contain: 2 people, indoor

Të ngjashme