Prezantohet projekti i Parkut Inovativ dhe Trajnues

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 18:06 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti publik për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, u prezantua me një eveniment të mbajtur në sheshin 21. Me këtë rast kryeministri Haradinaj tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e Kosovës dhe njerëzit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Ky projekt ka për bazë ndërtimin e Kosovë së Re. Pas 2 dekadave të vet ngritjes shumë njerëz guximtar në Gjermani dhe në Kosovë do të mendojnë se çka tjetër të bëjmë. Fatmirsisht hapi tjetër ka te bëjë me prosperitet për vendin tonë. Këtu kemi ministritë e ndryshme nga Gjermania të involvuara në bashkpunime bilaterale dhe ne i falenderojmë duke filluar nga ambadasori, Kristina dhe të gjithë ekipin e GIZ-it”, tha Haradinaj.

“Ne u bëmë bashkë në vitin 1999, për ta sjellë paqen në vendin tonë, kur Gjermania për herë të parë në historinë e saj vendos t’i dërgoj trupat e saj paqeruajtëse në Kosovë dhe tani pas dy dekadave, në shërbim të paqes njerëz të vullnetit të mirë, iniciojnë hapin e radhës për prosperitetin e vendit, themelin e parkut inovativ dhe trajnues kosovaro- gjerman”, theksoi Haradinaj.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se ky projekt dëshmon se kryeministri i vendit dëshiron të punojë për Kosovën.

“E di që shumë njerëz kanë qenë duke menduar për  këtë ide edhe pa qenë une ambasador fare. Kështu që së pari atributet i takojnë këtyre që kanë qenë të involvuar në planifikim për gati 2 vjet që tani na ka  sjellur në këtë moment. Që nga fillimi thash që ky projekt ka të bëjë  me qëllimet tona. Vendimi i sotshëm i qeverisë për të cilin ne jemi të lumtur do të thotë që mund e fillojmë punën e mirë. Kryeminister, une e di personalisht që ju jeni person që doni t’i përfundoni punët. Nesër do të jetë një ditë trajnimi për veprimet e duhura që do të na dërgojnë deri në studimin e fizibilitetit dhe kështu do ta mbarojmë punen”, tha Heldt.

Po ashtu edhe Përfaqësuesja e Qeverisë Gjermane, Heike Backofen Warmecke, tha se kjo nismë hap mundësi të reja për investime.

“Misioni i KFOR-it ishte i suksseshëm dhe po përfundon me sukses në janar të 2019. Kjo nismë është për të krijuar mundësi të reja të investimit për institucuonet qeveritare dhe lokale duke i përfshirë edhe fushat e paqes dhe kulturës”, tha Warmecke.

 

Të ngjashme