Prezantohet raporti ‘’Progresi i Kosovës në përafrimin e ligjeve me BE-në mbi barazinë gjinore’’

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 12:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit Hilmi Jashari në bashkëpunim me Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës, kanë prezantuar raportin me titull ‘’Progresi i Kosovës në përafrimin e ligjeve të saj me ligjet e Bashkimit Evropian mbi barazinë gjinore’’.

Në prezantimin e këtij raporti, ndër të tjera avokati Jashari shprehi befasi për pjesëmarrjen e kuotës gjinore, në listat zgjedhore të partive politike në zgjedhjet lokale, raporton Ekonomia Online.

‘’ Dokumenti është aprovuar në Kuvendin e Kosovës. Këtë vit patëm reagimin e parë ku autoritetet publike heshtën para këtyre despozitave ligjore, me zgjedhjet e vendit tash edhe me ato lokale. Ka qenë befasi kur në ditën e çertifikimin të rezultateve. KQZ bëri çertifikimin me një kuotë prej 30 përqind cfarë është propozuar prej partive politike. Ka qenë befasuese heshtja për të ndryshuar këtë qasje. Kanë qenë befasuese tentimet për me dhanë interpretime jo të qëndrushme, me i trajtu si despozita afirmative. Unë ju siguroj se mund të shihni kjo nuk është në dispozitë afirmative. Është ndër ligjet e vetme që zakonisht e gjejmë për hyrje në fuqi. Ky ligj këtë despozitë e ka në pjesën stubsanciale për të pasur kuotën e përfaqësimit 50 50.  Kur ligji shkoj në Kuvend vet parlamentarët kërkuan jo 40 po 50 përqind, vet e miratuan por zbatimi ka ngec dhe është jashtë standardit”, tha avokati.

Ai u shpreh se do ta përkrahin iniciativën për të fuqizuar këtë despozitë

”Avokati ka me vazhdu me përkrah këtë iniciativë, për me mujt fuqizu despozitën. Sistemi i Kosovës vuan nga tri deficite. Nuk është duke ndodhur asnjë proces i harmonizimit të ligjit, kemi konflikte të ligjeve. Kur ke një situatë procesi i kualifikimit, që të përmbledhet legjislacioni në një fushë të vetme. Një pjesë e madhe e legjislacionit nuk mund të gjenden, por nuk keni qasje në dokument, nuk ka asnjë promovim që ju bëhet këtyre standardeve të ligjeve’’

Në anën tjetër, përfaqësuesi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Visar Bivolaku tha se të gjeturat e raportit janë inkurajuese, derisa ka ftuar institucionet t’i marrin parasysh rekomandimet.

‘’ Kemi lexuar me këtë dokument që në stadet e hershme të gjeturat janë inkuarajuese, i ftoj institucionet të marrin parasysh rekomandimet në mënyrë që t;i adresojë ato. Barazia në mes grave dhe burrave është një nga vlerat kryesoore të BE-së. BE ka bërë një përparim dekadat e fundit, integrimin gjinor dhe masa specifike për avancim të drejtave. Vendet që kërkojnë të anëtarësohen në BE , procesi i zgjerimit është treguar si politika e jashtme më e fuqishme e BE-së ‘’, tha Bivolaku.

Ndërkohë në raport  janë paraqitur një varg konceptesh për legjislacionin e Kosovës, ku thuhet se:

‘’ Mungon informacioni për mënyrën se si zbatohen në praktikë konceptet e BE-së për skemat e  sigurimeve shoqërore profesionale ose skemat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore si dhe mungon jurisprudenca përkatëse. Pushimi i atësisë, pushimi prindëror dhe pushimi i kujdestarisë nuk janë transpozuar me korrektësi në legjislacionin e Kosovës. Etërve duhet t’iu jepet mundësia të kërkojnë të drejtat e tyre për të paktën 10 ditë pune pushimi të paguar dhe katër muaj pushim prindëror, në përputhje me dispozitat e draftit të Direktivës për ekuilibrin mes punës dhe jetës’’, thuhet ndër të tjera në raportin e RRGGK-së.

 

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme