Prilli i thyer për Demarkacionin

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 08:23 | Nga

Ndonëse është paralajmëruar nga vetë kryetari i Kuvendit procedimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi duket që as këtë muaj nuk do të dalë në votim para deputetëve.

Kjo pasi kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Bruksel ta lusë Bashkimin Evropian të ndërrojë mendje sa i përket demarkacionit, në mënyrë që Kosova të mos e humbë mundësinë për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

E një arsye e dytë po shihet edhe mungesa e votave për kalimin e kësaj marrëveshjeje. Në Qeveri thonë se vendimi për kthimin e Marrëveshjes së Shënjimit të Kufirit me Malin e Zi do të merret pasi kryeministri Mustafa të kthehet në vend, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nga ana tjetër, në Partinë Demokratike të Kosovës theksojnë se përgjegjësinë totale për kthimin e demarkacionit e ka kryekëput kryeministri Mustafa.

Ndërsa, ata që vazhdojnë të mbesin skeptikë në kalimin e Marrëveshjes së Demarkimit të Kufijve me Malin e Zi janë përfaqësues të opozitës në vend, të cilët insistojnë se kjo marrëveshje nuk do t’i ketë 80 votat e duhura.

Ndryshe, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se demarkacioni nuk do të vijë as këtë muaj në Kuvend.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se fati i Demarkacionit do të përcaktohet pas kthimit të shefit të tij nga Brukseli.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme