Prishet uniteti i Listës Serbe

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 08:31 | Nga

Shkarkimi i ministrit Ljubomir Mariq ka prishur unitetin brenda përfaqësuesve serbë, të cilët deri më tani kanë vepruar të bashkuar rreth Listës Serbe.

Mariqi është shkarkuar pas shoqërimit që i bëri Marko Gjuriqit gjatë hyrjes ilegale në Kosovë.

Pavarësisht thirrjeve të bashkëkombësve të vet, Mirjana Jevtiq të martën ka nisur punën në krye dikasterit të Pushtetit Lokal.

Ky veprim ka irrituar Listën Serbe, e cila përmes Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Edhe pse veprojnë në kuadër të Listës Serbe, dy rrymat politike ekzistojnë brenda saj – njëra me shefin e tashëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, dhe tjetra me ish-përfaqësuesin e Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vulin. Mediet serbe kanë raportuar se Jevtiq vjen pikërisht nga radhët e Partisë së Vulinit. (KohaDitore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme