Prishtina bëhet me ligj

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 18:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/ Prishtinën me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim.

Ndër amendamentet më të diskutuara ishte ai për policinë e kryeqytetit.

Ndërsa, nga deputeti Nait Hasani u propozua që në ligj të përfshihej dhe Prizreni si “kryeqytet historik”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se askush nuk është kundër që Prizrenin të trajtohet si “super-qytet historik”, por theksoi se nuk e ka vendin në këtë ligj.

Pavarësisht kësaj, me shumicë votash, Prizreni do të përmendet në “ligjin për Prishtinën”.

Kuvendi votoi edhe një amendament të propozuar nga Lumir Abdixhiku që do t’i shtojë kryeqytetit nga 4 milionë euro në vit, me mundësi rritjeje për aq sa rritet Buxheti i Kosovës. “Për 4 vitet e ardhshme kjo shumë shtesë pritet të kalojë mbi 20 milionë euro. Mjaftueshëm për të ndërtuar disa shkolla, çerdhe e qendra mjekësore nëpër kryeqytet”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme