Pritet shkarkimi i Nasim Haradinajt

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit pritet ta shkarkoj Nasim Haradinajn nga pozita e Drejtorit për Bujqësi.

Lajmin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar Zëdhënësja e komunës së Deçanit, Yllarta Thaqi.

Ajo ka thënë se vetëm është diskutuar dhe nuk është marrë ende vendimi.

“Është diskutuar por nuk është marrë ende vendimi, se kur do të merret ky vendim do ta bëjmë publike si institucion komunal. Si bord i drejtorëve së bashku me kryetarin e kanë diskutuar dje, aty ka qenë edhe Nasim Haradinaj po nuk është marrë asnjë vendim”, ka thënë ajo.

Ekonomia Online merr vesh se shkarkimi i Haradinajt lidhet me mbështjetjen që ai i dha PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, por që është mohuar nga zëdhënsja Thaqi, ndonëse nuk dha detaje e as nuk e tregoi arsyen e shkarkimit Nasim Haradinajt.

Numri dy i OVL-së së UÇK-së i pati dhënë mbështetje Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme