Pritje madhështore për Daut Haradinajn nga të rinjtë e Lipjanit

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar Lipjanin. 

“Pritje madhështore në Gadime të Lipjanit!

Sot në Gadime të Lipjanit takova të rinjtë e kësaj ane që vërtet po i japin forcë AAK-së”, ka shkruar ai.

Ai përmes një postimi në Facebbok ka thënë se  kudo dhe kurdo që po takohet me të rinjtë e Kosovës shihet një frymë fitoreje, që padyshim do të ndodhë më 14 shkurt.

“Gadimja e vlerës së madhe, çoftë historike apo kulturore, do të jetë frymëzim për ne.

Suksesi e ka emrin Forca e Kosovës.

Faleminderit Gadime e Lipjan!

Na priftë e mbara me numrin 135!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme