Pro anëtarësimit në Interpol do të votojnë dhe shtete që nuk e njohin Kosovën

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 09:39 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në largim ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL), raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kanë marrë mbështetjen e shumicë së shteteve anëtarë për anëtarësim në INTERPOL.

Hoxha ka kërkuar nga Ministria e Financave që mos të kufizojë buxhetit për ministrinë që ai drejton dhe atë të Punëve të Brendshme.

Sipas Hoxhajt ka edhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën e që do të votojnë për anëtarësim.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme ku kanë marrë mbështetjen e shumicës së shteteve. Aplikimin është bërë në 2015. Është e rëndësishme qasja e Policisë së Kosovës në të dhënat e Interpolit. INTERPOLI nuk duhet të keqpërdoret njëjtë sikurse që e kanë keqpërdorur Serbia. Ministria e Financave nuk duhet të kufizoj me buxhet MPB-së e as MPJ-në”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme Behar Selimi ka thënë Anëtarësimi INTERPOL ndihmon partneritetin, por edhe ndihmon në rritjen e sigurisë ndaj dukurive të cilat kanë efekte negative, raporton EO.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se anëtarësimi në këtë organizatë është shumë i rëndësishëm dhe ka shprehur bindjen se një gjë e tillë do të ndodh.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj-2 qershor ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017.

Këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.

Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit.

Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës.

Të ngjashme