Problem për Kosovën, radikalizmi nëpër burgje

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 15:13 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtareve të këtij komisioni ka thënë së gjendja me radikalizmin në vend është përmirësuar dukshëm, mirëpo, sipas tij problem përbën përhapja e radikalizmit nëpër burgjet e Kosovës nga të dënuarit për të terrorizëm.

“Gjendjen me radikalizmin e shoqërisë e kemi pasur tepër të keqe, tash e kemi shumë të mirë, kemi problem me radikalizmin në burgje, dhe kjo përbën problem të madh. Ne kemi filluar të bëjmë plane serioze si t’i qasemi radikalizmit në burgje. Tashmë i kemi 40 të dënuar për çështje të radikalizmit dhe ne duhet të punojmë që ata ti riintegrojmë e jo që ata të radikalizojnë edhe të burgosurit e tjerë”, ka thënë Hyseni shkruan “Zeri.info.

Ai po ashtu ka thënë se kohëve te fundit nuk ka asnjë kosovarë që iu është bashkuar zonave të luftës në Siri dhe Irak. Duke folur për sigurinë në vend, ministri Hyseni ka thënë se ata si Ministri e Punëve të Brendshme nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me ndonjë sulm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme