Procedohet edhe një kompani për statusin e Investitorit Strategjik

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Komisioni ndërministror për Investime Strategjike, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi,  mbajti takimin e radhës ku shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa të investitorëve strategjikë.

Komisioni procedoi edhe një kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik. 

Me 5 vota për dhe 2 kundër u miratua për procedim tutje në zyrën e Kryeministrit kërkesa e kompanisë “Kosmote Foods” për investime në Kosovë.

Vendim u mor pas interpretimit ligjor nga Zyra ligjore e MTI-së, e cila ka konstatuar se komisioni mund t`i vazhdojë procedurat.

Ministri Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit, theksoi se janë shtuar edhe katër investitorë potencialë për investime strategjike, të cilët i plotësojnë kushtet teknike, të kërkuara në bazë të ligjit për investime strategjike.

Ministri theksoi se kërkesat investitorëve potencial do të shqyrtohen javën e ardhshme, duke theksuar se shifra e investimeve të tyre arrin në 300 milionë euro. 

Po ashtu, u votua unanimisht Grupi Operacional për shqyrtimin e kërkesës së kompanisë “MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC”.

Të ngjashme