Procesi i numërimit të votave nga diaspora përfundon nesër

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 16:27 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.

Burim Ahmetaj nga QNR, në një prononcim për EkonomiaOnline ka thënë se ky proces ka shkuar mirë dhe se pritet të përfundojë gjatë ditës së enjte.

“Sot ka filluar procesi i numërimit të votave nga diaspora. Procesi është duke shkuar normalisht dhe presim që nesër ta përmbyllim procesin e votave nga diaspora. Si proces i kësaj kategorie nesër mund të përmbyllet, pastaj do të vazhdohet me kategoritë tjera siç janë votat me kusht dhe rezultatet që duhet të procesohen sa i përket votave të subjekteve dhe kandidatëve. Jemi në përgatitje të raportit të auditimit dhe pastaj do të veprojmë në bazë të auditimit të KQZ-së.

Ai ka thënë se numri i votave nga diaspora është rreth 13 mijë.

Për të parë nga afër se si po shkon ky proces, gjatë ditës në QNR ishte edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Lexo më shumë:

Të ngjashme