Procesi i votimit ka filluar nëpër të gjitha qendrat e Klinës

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar procesi i votimit nëpër të gjitha qendrat e vendvotimeve në rajonin e Klinës.

Qendra kryesore e votimeve në Klinë është hapur në ora 7:00 dhe deri në orën 8:00 kryesisht kanë votuar të moshuarit.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj pike, Rasim Millaku, i cili ka shtuar se i gjithë procesi është duke shkuar në rregull.

“Gjithçka ka filluar me rregull. Është hapur qendra kryesore e votimeve këtu në Klinë”.

Të ngjashme