Procesi zgjedhor, LDK-ja ankohet për shkelje dhe parregullsi

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 18:17 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtuar konferencë për medie në lidhje me mbarvajtjen e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, bëri të ditur se kanë pranuar disa ankesa për të cilat tani po merren organet kompetente.

“Që nga konferenca e fundit kemi pranuar një varg ankesa, të gjithë këto  i kemi përcjellë në organet kompetente”, u shpreh ai.

Mustafa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë te drejtën e tyre për votim.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar ta shfrytzojnë të drejtën e tyre dhe të vendosin për fatin e vendit”, tha ai.

Një thirrje Mustafa pati edhe për komisionerët.

“Ju bëjë thirrje komisionereve të mos leshojnë vendvotimet deri në fund”, tha Mustafa, raporton EO.

Të ngjashme