Prodhuesit vendës lirohen nga pagesa e tatimit në doganë

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për lirim nga tatimi në doganë për prodhuesit vendës. Ky vendim është në kuadër të pakos fiskale 2.0, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se për t’iu dalë në ndihmë prodhuesve dhe duke dëgjuar kërkesat e tyre ka ardhur në përfundim që të propozojnë këtë vendim, i cili parasheh lirimin nga pagimi i akcizës jo vetëm për mazut, por edhe për të gjitha burimet e tjera të energjisë të cilat përdoren për qëllime të prodhimit.

Hamza tha se të gjitha këto propozime po i bën për shkak se ka parë që zhvillimi ekonomik i Kosovës mund të realizohet duke përkrahur prodhuesit.

Të ngjashme