Profesori francez: Franca duhet të mbrojë botën perëndimore përballë Rusisë

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 16:25 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori francez, Frédéric Charillon, ka mbajtur një konferencë për medie në të cilën ka folur për politikën e jashtme të Francës dhe diplomacinë e re të presidentit Emmanuel Macron, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, për diplomatë dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Charillon, që ka drejtuar institute të hulumtimeve në ministrinë e Mbrojtjes në Francë, ka folur marrëdhëniet e shtetit francez me botën e jashtme, sidomos me Rusinë dhe ShBA-në, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Franca ka marrëdhënie të veçantë me luftën, derisa raportin e saj me fenë e vlerësoi si të komplikuar.

“Në politikën e jashtme të Francës, në qasjen e botës kemi disa elemente themelore, lufta së pari. Franca është vend që ka njohur shumë luftëra, tani kjo harrohet. Franca ka një marrëdhënie të veçantë me luftën, ka pasur luftëra të gjata, me Anglinë, Gjermaninë. Franca është vend ku raporti me fenë është shumë i komplikuar. Identiteti kristian i Francës është shumë i fortë, por ndarja e shtetit me religjionin ka pasur trazira”.

Charillon tha se në marrëdhëniet ndërkombëtare Franca nuk kuptohet nga partnerët e saj.

“Për disa vite religjioni është temë shumë e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Problemi i Francës në marrëdhëniet ndërkombëtare është se nuk kuptohet nga parneret. Psh islamistët nuk e kuptojnë laicitetin”.

Profesori francez ka folur edhe për marrëdhëniet me Gjermaninë, vend me të cilin më herët kanë qenë në luftë. Ai shtoi se pavarësisht që dy popujt kanë arritur të pajtohen, francezët sërish frikësohen nga Gjermania.

Sipas profesorit Charillon, Franca duhet të ketë qasje kritikuese ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, pavarësisht që i konsideron si aleatë.

“Raporti i tretë është ai me Gjermaninë, ne jemi pajtuar me Gjermaninë, por kemi pasur shumë luftëra dhe kemi ngapak frikë. Franca nuk është vend perëndimor si të tjerët, ka pikëpamje më universale. Ajo mund tu zgjasë dorën të tjerëve. Ajo duhet të ketë pamje kritike ndaj Shteteve të Bashkuara apo Britanisë. Viteve të fundit kemi një frymë të re, disa po e quajnë rrymë konservatore, disa atlantizëm, rrept, disa properëndimore”.

Profesori vlerësoi se politika e jashtme e franceze ka nevojë për normalizim, derisa shtoi se Franca duke qenë anëtare e BE-së dhe NATO-s, duhet të mbrojë botën perëndimore nga Rusia.

“Tani duhet të normalizojmë politikën e jashtme të Francës. Franca është anëtare e BE-së dhe NATO-s, ajo duhet të mbrojë botën perëndimore përballë Rusisë. Ekziston debat i fortë në Francë, në mes dy koncepteve. Sa i përket dosjes nukleare në Iran. Ka mendime që Franca nuk din të sanksionojë Iranin por vetëm të dialogojë, dhe ka të tjerë që thonë se duhet të sanksionojmë Iranin. Është një debat i politikës se jashtme mjaft konfuz.

Tutje, profesori francez marrëdhëniet me ShBA-në i ka vlerësuar si të komplikuara. Ai ka folur edhe për çështjen e Irakut dhe përfshirjen e francezëve dhe amerikanëve në të.

“Marrëdhëniet me ShBA-në janë të komplikuara. Është e vërtetë që jemi aleat me ta, por kemi mbrojt te drejtën të jemi kritik, por nuk jemi anti amerkan. Sa i përket Irakut edhe francezët dhe amerikanët dëshironin të çarmatostin. Kemi marrëdhenie të komplikuara edhe me Rusinë. Janë dy vende që përngjajnë në sistemin e tyre politik, kanë pasur revolucione te rëndësishme, letërsi të rëndësishme”.

Charillon ka thënë se Macron është kundërshtues i politikave të presidentit rus, Putin dhe se është zgjedhur president i Francës për të bërë reforma.

“Në ditët e sotme në Francë kemi njerëz në politikë që janë pro rus, dhe është e çuditshme. Të djathët e paramëndojnë si Rusi e shenjtë ortodokse, është e rëndësishme për votuesit në Francë. Kemi marrëdhënie të komplikuar edhe me botën arabe”.

“Në Francë është zgjedhur një president i cili deklarohet liberal dhe proevropian. Ai ka arritur në pushtet në një moment kur duhet të ketë kapërcim të Dugolit. Ai ka mbërritur në pushtet pa pritur, nuk kemi pasur ndryshime të njëpasnjëshme. Në zgjdhet e fundit gjërat kanë qenë të paparashikueshme.

“Macron ka qenë i vetmi qe s’ka qenë i favorshëm për Rusinë dhe që ka qenë i favorshëm për Evropën. 65 e elektoratit e zgjodhën Macronin pro evropian, me afër ShBA-së. Macroni ka arritur në pushtet për reforma”.

“Ai paraqitet si një kandidat që refuzon mbylljen nacionaliste, në njëfar mënyre është anti-putin. Franca ka pozicion të fortë kur kuptuam se ka trafikim me qenie njerëzore në Libi. Qeveria ka më shumë femra në Kuvend prej përzgjedhjes së tij, por ende nuk e kemi kuptuar politikën e jashtme humaniste”.

 

Të ngjashme