Profesori Krasniqi për homazhet e Osmanit: Duke kërkuar unitetet te të vdekurit, nuk ecet përpara

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, na kanë sjellë në këtë gjendje ku jemi.

Milazim Krasniqi ka reaguar pasi u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Duke mos përmendur emra, Krasniqi ka thënë se homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe.

Sipas tij uniteti nuk kërkohet tek te vdekurit dhe kështu nuk ecët përpara.

“Homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe. Duke kërkuar unitet te të vdekurit e duke ndezur zjarrin e përçarjes ndër të gjallët, nuk ecet përpara”, ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

Të ngjashme