Profesori universitar braktis Vetëvendosjen, i bashkohet partisë më të vjetër

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Më 19 gusht të vitit 2019, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, pati prezantuar një prurje të re, duke ka marrë në radhët e veta edhe një tjetër punonjës universiteti.

Bëhej fjalë për Flamur Malokun, filolog, i cili iu bashkua partisë së Kurtit. Por, s’shkoi shumë dhe ky i fundit dha dorëheqje nga ky subjekt politik.

Ndërsa, para zgjedhjeve të 14 shkurtit, Maloku, deklaroi përmes një postimi në FB, se ka zgjedhur ta përkrahë PDK-në.

“Kjo Republikë, i ka rrënjët në gjakun e pastër dhe në luftën e drejtë të UÇK-së”, ka shkruar profesori universitar në fotografinë ku shihet me Enver Hoxhajn, kandidatin për kryeministër nga PDK-ja.

Të ngjashme