Profesori universitar ka një pyetje për kryeministrin Kurti

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Avdi Smajljaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po premton projekte dhe investime për komunat vetëm nëse fitojnë kandidatët LV-së në zgjedhjet lokale të 17tetorit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka pyetur kryeministrin nëse pas zgjedhjeve lokale do të jetë kryeministër i Qeverisë së Kosovës, apo vetëm i komunave ku do të fitojnë kandidatët e LV-së?

Postim i plot i profesorit:

Një pyetje për Kryeministrin z.Kurti dhe për votuesit/et e zgjedhjeve lokale të dielen e ardhshme:

Pas zgjedhjeve lokale, a do të jetë Kryeministri z.Kurti kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, apo vetëm kryeministër i qeverisë për komunat ku do të fitoj VV-ja?

Premtimi kryesor i VV-së nëpër komuna se qeveria do tu jap projekte e investime komunave nëse fiton VV në komunë, është një mesazh për neve që nuk do të votojmë fare, ose për ata/ato që votojnë ndryshe, se nuk kanë çka kërkojnë e çka presin nga qeveria qëndrore.

Edhe më keq do të jetë, nëse numri i komunave kundo të fitoj VV është i vogël, vajë halli për komunat tjera.

Megjithatë, ska shtëpi pa derë (urtësi), banorët e komunave ku nuk fiton VV, mund të migrojnë në komunat ku do té fitoj VV, dhe kështu edhe ata/ato do të kenë rastin të shijojnë projektet e investimet e qeverisë qëndrore.

Në koncpetet e informalitetit në politikë, kjo qasje njihet si klientelizëm partiak.

Të ngjashme