Projekt Kodi Civil miratohet në Qeveri

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 11:02 | Nga Fitore Berisha

Qeveria në mbledhjen e radhës e ka miratuar Projekt Kodin Civil të Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi është harmonizimi i dispozitave ligjore të fushës civile, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i këtij dokumenti është që të harmonizojnë dispozitat ligjore të fushës civile, si Ligjit për Marrëdhëniet dhe Detyrimet kontratave dhe detyrimet e tjera nga shkaktimi i dëmeve, pasuri e pabazë, Ligji i Pronësisë, Ligjit për Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, sipas ekspertëve është konstatuar se në këtë fushë ka ligje, por që nuk janë të harmonizuara. Ajo foli edhe për përmbajtjen e Projekt Kodit civil.

“Sipas të gjitha dokumenteve të pranuara në Komision nga ekspertët e fushës është nxjerr rezultati se në fushën civile ka ligje të ndryshme që janë në fuqi por që nuk janë të harmonizuara me njëra-tjetrën”.

“Për shkak të konfliktit të ligjeve ka pasur mungesa në moszbatim të legjislacionit, zbatim jo adekuat të legjislacionit, mosrealizim të të drejtave për qytetarët të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë. Mbi të gjitha ka vendime të ndryshme për çështje të njëjta, sikurse ato, pronësore, familjare dhe trashëgimore”.

“Projekt Kodi Civil i Kosovës ka gjithsej 1 630 nen të strukturuara në pesë libra ku hyjnë parimet e përgjithshme, detyrimet, pronësore, familja dhe trashëgimia”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme