Projektligji i Punës merr kritika dhe vërejtje, kërkohet avancimi i tij

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 11:48 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur dëgjim për Projektligjin e Punës. Gjatë këtij debati publik pati shumë kritika dhe vërejtje për projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit të Punës, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë sociale Besa Baftiu ka thënë se ligji përveç që ka avancime akoma ka mangësi.

“Përveç që ka avancime ka edhe mangësi, ky projektligj e trajton atë të  lehonisë dhe atësisë me ligj të veçantë e në anën tjetër Qeveria nuk e ka sjellur në kuvend, njohja e punës së praktikantëve”, ka thënë Baftiu.

Përfaqësuesja nga MPMS-ja, Leonora Zylfiaj dhe përgjegjëse për hartimin e projektligjit, tha se i kanë kryer detyrat e tyre dhe se i mbetet Kuvendit të shqyrtojë.

“Ministria e ka përgatit këtë projektligj, është shpërndarë raporti tani ka mbetur vetëm të shqyrtohet në Kuvend”, tha ajo.

Nënkryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Delija, kërkoi kohë që të analaizojnë këtë projektligj në mënyrë qe t’i japin vërjetjet dhe sugjerimet e tyre.

“Kërkojmë  tri dite që të shikojmë. Ne s’kemi qenë në gjendje të lexojmë këtë projektligj për të dhënë kritika. Ky draftligj disa nene bien ndesh njëra me tjetrin ndërsa edhe ky ligj bie ndesh me ligjet e tjera.

Besa Baftiu kritikoi Sylën, duke thënë se projektligji ka qenë në faqen zyrtare të Kuvendit dhe se secili ka pas qasje për të lexuar.

“Projektligji ka qenë në faqe të kuvendit kështu që secili keni pas qasje dhe me pa. Ne prapë, po ju japim mundësi dy mujore ta analizoni dhe ti dërfgoni komente. Ne duhet me javë të ulemi bashkërisht dhe te bisedojmë”, tha ajo.

Alush Sejdiu, nga Sindikata e Pavarur e Kosovës tha se ky projektligj nuk është që i favorizon punëtorët në raport me punëdhënësit

“Kontratat jemi marr vesh te jetë 3 vite po në këtë ligj përshkruhet në disa dispozita deri 10 vite, këtu bien në kontradiktë. Paga minimale kemi problem shumë te madh, nuk guxon të jenë më pak se 60 përqindëshi i  pagës mesatare”, tha ai.

Të ngjashme