Projektligji për dialogun i dorëzohet Qeverisë, platforma deri me 15 janar në Kuvend

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 15:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti tha se projektligji për dialogun edhe zyrtarisht i do t’i dorëzohet Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Kurse siç e përcakton edhe rezoluta delegacionin brenda 30 ditësh, pra deri më 15 janar do t’i dorëzoj Kuvendit platformën për dialogun.

Ahmeti pas takimit të Delegacionit Shtetëror për Dialogun me Serbinë, ka shtuar se kanë biseduar edhe për buxhetin si dhe takimet me krerët e lartë të shtetit.

“Jemi dakrduar që bashkë me Limaj t’i udhëheqim takimet. Disa konkluza unanime ishin që u dakorduam që draft-ligjin ta procedojmë te Qeveria e Kosovës e kemi zgjedh procedurën që kjo të shkojë përmes Qeverisë në mënyrë që të procedohet në Kuvend”.

“Ashtu siç e përcakton rezoluta delegacioni duhet ta dorëzoj platformën dhe do ta prezantojnë me 15 janar. Enver Hoxhaj, Avni Arfii, Mahir Yagcilar dhe Dukagjin Gorani do të punojnë në platformë”.

“Pas takimit që e ka ku komision do ti bëjmë ftesë të gjithë aktëreve që t’i dorëzojnë. Diskutuam edhe me buxhetin fillestar dhe u diskutuam që të kërkojmë takim tek kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti që të marrim informacion se çka është diskutuar deri tash dhe ta marrim dokumentacionin.  Kryesorja për ne është procedimi i draft-ligjit”.

I pyetur se si do t’i bindin partitë opozitare për të bashkëpunuar delegacionit, ai tha se ato duhet të dinë vet sepse Kosova gjendet në një kohë të rëndësishme.

“Ne qoftës nuk e kuptojnë përgjegjësinë që kanë karshi Kosovës nuk e dimë a ka ndonjë fjalë që do ti bind. Kjo e definon se si duam ta shohim Kosovën. Nëse ata nuk e shohin si përgjegjësi atëherë është e paarsyeshme”.

“Rolet kushtetuese të presidentit dhe kryeministrit ne nuk mund t’i përcaktojmë me një ligj në rezolutë thuhet se delegacioni ulet dhe bisedon.  Ne nuk jemi këtu që vetëm e vetëm duhet të negociohet sepse këtu janë të përfshirë edhe BE-ShBA”.

Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë, ka filluar takimin e parë që nga dita kur Kuvendi i Kosovës votoi pro kësaj rezolute, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi i Kosovës ka votuar  më 15 dhjetor të 2018 me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.

Ekipit Dialogues do t’i prijnë Fatmir Limaj i NISMA dhe Shpend Ahmeti nga partia opozitare PSD.

Pjesëtarë të ekipit dialogues me Serbinë jenë gjithsej 12 anëtarë: 7 nga koalicioni, 4 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile.

Këta janë emrat që do të jenë në ekipin dialogues: Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi; një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët; një përfaqësues i shoqërisë civile që  do të votohet nga ekipi dialogues; dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në, që tani i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani derisa ata këto dy subjekte t’i marrin.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT- Deklarimet pas takimit të Delegacionit Shtetëror për Dialogun

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, December 19, 2018

Të ngjashme