Projektligji për FSK-në dërgohet në Qeveri

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 10:48 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se me vendim unanim, do të procedohet projektligji për FSK në Qeveri.

“Me vendim unanim do të procedohet projektligji për FSK-në në Qeveri.Presim shumë shpejt që të kthehet në Kuvend”, është shprehur Veseli

Veseli ka thënë se Kosova ka pritur mjaft për formimin e Ushtrisë së saj, raporton Ekonomia Online.

Ai ka ftuar Listën Serbe që të kthehet në Kuvend sepse aty e kanë vendin, por sipas Veselit, vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës e vendosin qytetarët e saj.

Ai ka komentuar edhe letrën e ministrit të FSK-së, Haki Demolli dërguar krerëve të vendit. Veseli ka thënë se nuk është mirë t’i jepet konotacion ndryshe, pasi ishte një komunikim mes institucioneve të Kosovës.

“Kemi pritur mjaftë. Për 3 vite jemi munduar të kemi koncesion politik, e mira do të ishte ta kemi përmes kushtetues, por nuk kemi hasur në mirëkuptim dhe tani është moment që të bëjmë veprime konkrete”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme