Projektligji për gjykatat me gabime, komisioni kërkon përmirësimin e tij

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 12:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka marrë vendim që disa prej neneve të Projektligjit për gjykatat të tërhiqen.

Kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu tha se heqja e 25 përqindëshit për veprimtarinë e gjyqtarëve është gabim, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, deputeti Korab Sejdiu tha se është fatkeqësi që gabimet e Ligjit paraprakë janë bartur në Projektligjin e ri.

Ai propozoi që përmes projektligjit të ri të mundësojmë që çdo gjyqtar të ketë nga një bashkëpunëtor profesional.

“Më duhet të theksoj një mori të metash që kanë qenë në ligjin aktual prapë i kanë marrë copy-paste dhe i kanë qit në Ligjin e ri. Unë e  shoh këtë si një mundësi me fuqizuar gjyqësorin.  Një prej gabimeve më trashanike dhe dënimin më të madh që mundemi me ia bë gjyqësorit është eliminimi i departamentit administrativ dhe dërgimin e lëndëve në departamente të përgjithshme”.

Sipas Sejdiut shpërndarja e lëndëve në këtë mënyrë mund të ndikojë në rritjen e korrupsionit.

“Të obligojmë ligjërisht që çdo gjyqtar të kenë një bashkëpunëtor profesional. Mendoj se do të ketë një ndikim jashtëzakonisht të mirë”.

Edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa përkrahu rekomandimet e deputetëve. Ai tha që e mbështet edhe pragun e 25 përqindëshit.

Në këtë mbledhje paraprakisht u miratua edhe projektligji për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar.

Deputeti Sami Kurteshi ndonëse tha se është në rregull, ai propozoi që ky komision të merret edhe me marrëveshjet e tjera pasi sipas tij, kanë mangësi ligjore dhe si të tilla nuk duhet të miratohen.

“Kam marrëveshje të tjera ndërkombëtare që ndoshta vijnë të ne të cilat ndoshta duhet të diskutoj për shkak se kanë mangësi ligjore e si të tillë komisioni duhet ti shqyrtoj”.

 

Të ngjashme