Projektligji për Gjykatën Komerciale gati – Selimi: Do të eliminohen barrierat për bizneset

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Drejetësisë në Kosovë, Selim Selimi ka njoftuar se është finalizuar Projektligji për Gjykatën Komerciale, i cili është hartuar me mbështetjen e USAID-it, raporton Ekonomia Online.

“Ky Projektligj do të ndihmojë në krijimin  e më shumë vendeve të punës, do t’i përmbush nevojat e ekonomisë moderne, si dhe do të prodhojë siguri juridike për bizneset dhe investitorët e huaj”, ka thënë Selimi.

Selimi poashtu është shprehur se mes tjerash kjo gjykatë do të largojë pasigurinë dhe barrierat me të cilat përballen bizneset.

“Një gjykatë efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të bizneseve do të largojë pasigurinë dhe barrierat me të cilat përballen bizneset aktualisht”.

“Do të ndihmojë bizneset të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë të besueshme, efektive dhe të qëndrueshme; Do të rritë besimin e bizneseve, investitorëve të huaj dhe publikut në sundimin e ligjit në Kosovë”, tha ai raporton EO.

“Do të zvogëlojë perceptimin e korrupsionit, duke vendosur transparencë më të madhe në procedura gjyqësore; Po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi për të gjitha bizneset, si dhe;  Do të përshpejtojë procedurat gjyqësore për bizneset dhe investitorët e huaj”, ka thënë ministri Selimi.

Të ngjashme