Projektligji për Institutin e krimeve të luftës nga e premtja në diskutim, deri në qershor dërgohet në Qeveri

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 07:48 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë e ka gati draftin e parë të Projektligjit për Institutin për krimet e luftës dhe i njëjti nga e premtja do të jetë në diskutim publik, ka konfirmuar për Ekonomia Online, ministrja Albulena Haxhiu.

Ajo më tej ka bërë të ditur se e kanë në plan që deri në muajin qershor Projektligji të dërgohet në Qeveri e më pas edhe në Kuvend për miratim.

“Ne të premten e përfundojmë draftin e parë të projektligjit dhe pastaj i njëjti i shpërndahet grupit të gjerë punues dhe gjithashtu vendoset pastaj në konsultime publike për t’i marr komentet edhe të qytetarëve por edhe institucioneve të ndryshme në raport me këtë projektligj”.

“Planifikimet tona janë që ta dërgojnë në Qeveri apo në Kuvendin e Republikës së Kosovës në 6 mujorin e parë. Pra kemi edhe 3 muaj në dispozicion deri në muajin qershor nëse mund ta përgatisim më herët ne do ta dërgojmë”.

Haxhiu është shprehu se di t’i kushtojë rëndësi të veçantë hartimit të këtij dokumenti për faktin se siç thotë ajo Instituti do të ketë për detyrë dokumentimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Haxhiu ka kritikuar qeveritë e kaluar që nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim, mirëpo thotë se është koha e fundit që të dëshmohet çka ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, raporton EO.

“…konsiderojmë që është një dokument shumë i rëndësishëm për faktin se pas miratimit të këtij ligji ne do ta kemi një institucion të posaçëm, të veçantë në të cilin do të dokumentohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë”.

“Kosova nuk e ka pasur asnjëherë një institucion të tillë. Ne kur flasim për krimet e luftës në vazhdimësi i referohemi si me thënë raporteve vendore dhe ndërkombëtare, por asnjëherë nuk kemi një dokumentim institucional. Padyshim që kjo është shqetësuese është e pafalshme se si ata të cilët kanë qenë në institucione për vite me radhë nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Mirëpo konsideroj që është e vlefshme dhe është koha e fundit që ta bëjmë një gjë të tillë”.

Të ngjashme