Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës do të përkrahet në Kuvend

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës do të përkrahet në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Unitet mes partive politike është shfaqur për hartimin e një projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Në takimin e mbajtur sot të organizuar nga grupi parlamentar i PDK-së, përfaqësues të partive tjera, kanë shprehur gatishmërinë që ta mbështesin një projektligj të tillë.

Gazmend Bytyqi, deputet i PDK-së, ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë që të gjejnë formën më të mirë se si të trajtohet ky ligj.

Ai ka shtuar se për këtë projektligj ka vullnet nga të gjithë që të trajtohet sa më mirë.

“Qëllimi i këtij takimi është që gjejmë formën, modalitetin më të mirë se si ta trajtojmë, sepse bëhet fjalë për një ligj të veçantë, atë për mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Me sa shihet deri tani ka një vullnet që këtë ligj ta trajtojmë pa dallime politike”, është shprehur ai.

E gatshme për të dhënë kontributin e saj dhe të partisë është shprehur edhe Valentina Bytyqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Edhe si LDK por edhe si komision do ta përkrahim pas plotësimit kur të vije në Kuvend”.

Xhavit Jashari, përfaqësues i familjes së dëshmorëve, ka thënë se edhe ata do të bashkëpunojnë në hartimin e këtij projektligji.

“Do punojmë që një herë e përgjithmonë vlerat e luftës në mënyrë institucionale”, është shprehur Jashari.

Të ngjashme