Projektligji për Pagat pas 10 ditësh në Qeveri, ministrat thonë se s’duhet të ketë dallime

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 11:00 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka shqyrtuar pakon legjislative të reformës së Administratës Publike. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Projektligji për Pagat brenda 10 ditësh pritet të kthehet për aprovim në Qeveri dhe pastaj t’i dërgohet Kuvendit.

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, ka folur për pakon e ligjeve për reformë në administratën publike. “Projektligji për organizimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura përcakton rregullat e funksionit. Qëllimi është të krijojmë një kuadër për funksionim të mirë të administratës. Ligji për Paga përcakton rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të institucioneve publike në Kosovë. Shpresoj që brenda 5 dite ministritë të dërgojnë komente dhe t’i kemi 5 ditë për kalkulime financiare dhe më pas të dal në parlament”, tha Yagcilar, raporton Ekonomia Online

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ka një tendencë që realizimi i pagave të largohet nga MF-ja dhe të kalojë në Ministrinë e Administratës Publike.

“Është një reformë e rëndësishme që diskutohet që 10 vjet. Kemi disa komente sa i përket drafteve aktuale që i posedojmë. Nuk duhet të projektligjet të derivojnë nga tabela e koeficienteve por e kundërta. Ka një tendencë që realizimi i pagave të largohet nga MF dhe të shkojë te Ministria e Administratës”.

“Është një numër i madh i shtesave, 30-40, në ligj të përcaktohet si të ndahen shtesat sepse me shtesa krijohet ajo pabarazia. Duhet me pasë kujdes se përmes kësaj reforme mund të krijojmë pabarazi. Jo të bëjmë ndikim të disa sektorëve që kanë ndikim më të fuqishëm dhe i anashkalojmë sektorët e tjerë. Këtu po iu referohem shërbyesve civilë”.

“Duhet me pasë kujdes edhe brenda Shëndetësisë, sepse mund të stimulohet një pjesë e jo pjesët e tjera. Këto çështje duhet të merren në konsideratë sepse më vonë do të kemi më vështirë”.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se duhet të stimulohet sistemi shëndetësor, sepse sipas tij mjekët po ikin nga Kosova.

“Ne duhet me theksuar faktin e pabarazisë së krijuar më parë. Nëse ne sot arrijmë të nivelizojmë pagat për persona me shkollim të caktuar dhe që nuk janë paguar krahas shkathtësive, konsideroj se ligji sot ka mundësinë të korrigjojë atë pabarazi”.

“Sektori shëndetësor duhet të stimuluar si sektor nacional, mjekët. Sot po ikin mjekët. Nuk do të thotë t’i nivelizojmë të gjithë, t’i nivelizojmë ato që kanë mbetur prapa. Ne kemi numrin më të vogël të mjekëve në rajon për 1 mijë banorë. Duhet të kemi pako stimuluese”.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se duhet të ketë guxim politik që të ecim përpara dhe të kemi një ligj për pagat një herë e përgjithmonë.

“Duhet pasur guxim politik, duhet me ikë prej logjikës së UNMIK-ut. Ne jem që të krijojmë situate të reja, rreziqe të reja. E di që këto janë ngarkesa e shqetësime, por duhet ta tregojmë një guxim dhe një herë e përgjithmonë të kemi një ligj, që të ua mshelim gojën disave”.

“Kjo është situate serioze, vendet kanë këto kthesa. E kishim rastin dje në parlament, një logjik hezituese do të na linte në pakufi me definuar një gjendje. Duam të ecim si Kosovë, mi marrë disa rreziqe”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke folur rreth ligjit për Pagat ka thënë se Shërbimi Korrektues duhet të trajtohet njëjtë sikur Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues është institucion mjaft i rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe nuk guxojmë të kemi dallime me Policinë”.

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, tha se për ligjet për reformën në administratën publik, ka shqetësime nga shumë kategori. “Propozoj që të mbajmë një takim të veçantë dhe të diskutojmë për këto shqetësime”, u shpreh Beqaj.

Të ngjashme