Projektligji për Qeverinë gati, kërkohen komente nga komisioni i Venecias

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se Projektligji që rregullon punën e këtij institucioni është finalizuar, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se janë zvogëluar numri i ministrive, zëvendësministrave, por edhe të stafit politik.

Por për shkak që ky projektligj të mos bije ndesh me Kushtetutën dhe në bazë të rekomandimeve të shoqërisë civile, ai tha se kanë kërkuar koment nga komisioni i Venecias.

“Ligji tani është final, ne kemi vendosur që 15 ministri dhe dy t’i mbesin mandatarit”.

“…do të kemi një përgjigje nga komisioni i Venecias. Ligjin e kemi finalizuar, është i plotë, zvogëlohet numri i ministrive, zv.ministrave i të punësuarve politik, për këtë arsye po e dërgojmë në komisionin e Venecias”.

Të ngjashme