Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës shtyhet për seancën tjetër, e votojnë 40 deputetë

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëm 40 deputetë kanë marrë pjesë në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se për shkak të mungesës së kuorumit, projektligji do të hidhet në votim në një seancë tjetër.

“40 deputetë kanë marrë pjesë në votim, për shkak të kuorumit i njëjti hidhet në votim në një rast tjetër”, tha Osmani.

I njëjti projektligj nuk kishte kaluar as në seancën e datës 13 gusht, përshkak të mungesës së kuorumit.

Në atë seancë vetëm 36 deputetë kishin marrë në pjesë në votimin e projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të ngjashme