Prokurori flet për sulmin në Kuvend

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 12:41 | Nga

Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke i ndërmarrë veprimet hetimore në përpjekje për t’i zbardhur rrethanat në të cilat u sulmua Kuvendi i Kosovës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë sulm.

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ilaz Beqiri për KALLXO.com tha se nuk ende nuk janë identifikuar të dyshimtë për këtë rast.

“Ne i kemi ndërmarr veprimet e paraparë hetimore, kemi identifikuar motoçikletën dhe vendin ku është djegur ajo, por ende nuk kemi të dyshuar lidhur me rastin”, ka thënë Beqiri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme