Prokurori që insistoi në fajësinë e Millosheviqit pritet të jetë avokati i Thaçit

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Prokurori që bëri çmos ta shpallë fajtor Sllobodan Millosheviqin në Tribunalin e Hagës pritet ta mbrojë, si avokat, Hashim Thaçin, në një tjetër proces gjyqësor potencial në kryeqytetin e Holandës.

Geoffrey Nice konfirmoi se do ta marrë këtë detyrë, nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorisë Speciale për liderin e shtetit të Kosovës, por tha se është herët të komentojë në lidhje me atë që mund të ndodhë.

Avokati britanik, që më parë mbrojti Sami Lushtakun, më herët ka dalë në mbrojtje të ish-luftëtarëve të UÇK-së karshi akuzave që atyre u janë bërë në raportin e Dick Martyt.

Të ngjashme