Prokuroria e Speciales fshehu edhe një letër të Departamentit Amerikan të Shtetit pro krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Prokuroria Speciale në Hagë përveç dëshmisë shfajësuese të ish-ambasadorit të OSBE-së, Dan Everts, kishte fshehur edhe një provë tjetër në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Avokati i Thaçit, George Kehoe, akuzoi Prokurorinë se ia ka fshehur Gjykatës edhe një letër nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që përmbante fakte shfajësuese.

“Ky nuk është incident i izoluar lidhur me atë që ata nuk kanë dorëzuar pasi që është edhe një letër marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i datës 4 maj të vitit 1999 nga Barbara Larkins, asistente e punëve legjislative drejtuar senatorit Michel. Çfarë i thonë një senatori në Senatin e SHBA-së? Nuk ka strukturë politike apo komandë efikase të UÇK-së. Ata i kishin këto komente. A mos e dorëzuan këtë? Jo. Me kënaqësi mund të ju jap një kopje të kësaj letre“, tha avokati Kehoe.

Ai tha po ashtu se janë fshehur edhe shumë dëshmi. Keohe tha se kontrolli i materialeve duhet të bëhet nga një tribunal i paanshëm, sepse nuk ia kanë besën ZPS-së.

Keohe ka kërkuar përgjigje pse u lanë jashtë materialet shfajësuese.

Avokati i Thaçit: Prokuroria ka fshehur deklaratat shfajësuese, e ka tradhtuar detyrën për të provuar të vërtetën

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka thënë se fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit.

Prosper ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues i krijimit të shumë gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë.

“Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjëra sesa Gjykata dhe Procedurat. Kjo (fshehja e deklaratave shfajësuese) shkatërrojnë dhe tundin sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka theksuar Prosper.

Ai ka thënë se tribunalet mbështeten mbi besim, duke shërbyer si modele për sistemet e brendshme në botë.

“Prokuroria e ka tradhtuar këtë besim. Prokuroria e ka tradhtuar detyrën e vet për të provuar të vërtetën. Ata kanë humbur funksonin më kritik. Ndjekja e drejtësisë”.

“Në vend që të vendosin fakte që të çojnë në rezultate, ata vendosin që t‘i shtrembërojnë faktet për qëllimet e tyre. Është shkelje të drejtave të njeriut“, ka shtuar Prosper, i cili rrallë herë flet në seanca statusore.

Bukoshi mbrojti krerët e UÇK, Gjykata Speciale ia fsheh deklaratën

Vazhdojnë të dalin fakte skandaloze nga Gjykata Speciale, gjatë seancës së sotme.

Prokuroria e kësaj gjykate ka fshehur edhe një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës në egzil, Bujar Bukoshi, duke refuzuar që t’ia dorëzojë mbrojtjes.

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, Pierre Prosper ka thënë se fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit.

“Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjëra sesa Gjykata dhe Procedurat. Kjo (fshehja e deklaratave shfajësuese) shkatërrojnë dhe tundin sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka theksuar Prosper.

Avokati Proper ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues i krijimit të shumë Gjykatave dhe Triubunaleve Ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë.

Avokati tjetër i Thaçit ka përmendur edhe një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës në egzil, Bujar Bukoshit. Sipas mbrojtjes kjo deklaratë shfajësuese edhe më tutje po mbahet e fshehtë.

Gjykata Speciale fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së

Në skandal i paparë në drejtësinë ndërkombëtare ka ndodhur në Hagë, ku Prokuroria e Gjykatës Speciale tash sa vjet mban të fshehur prova shfajësuese për krerët e UÇK-së.

Në këtë mënyrë, Prokuroria e ka manipuluar gjykatësin e Gjykatës Paraprake, duke filluar nga faza e fillimit të procesit të hetimeve, ngritja aktakuzës dhe konfirmimit të aktakuzës.

Po ashtu Prokuroria përmes fshehjes së provave shfajësuese ka pamundësuar lirimin me kushte të krerëve të UÇK-së, edhe pse mbrojtja e tyre kishte bërë me dhjetëra kërkesa.

Një vepër e tillë nga njohës e kësaj fushe konsiderohet skandaloze, meqë jo vetëm që e ulë kredibilitetin e kësaj gjykate, mirëpo për me tepër e korrupton në tërësi këtë proces.

Dhe pikërisht kjo ishte pika që ka shqetësuar mbrojtjen e krerëve të UÇK-së. Avokati mbrojtës i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka akuzuar Prokurorinë për fshehjen e këtyre provave shfajësuese.

“Dokumente janë të zeza. Dokumenti tjetër kemi dy faqe të zeza. Fatkeqsisht prokuroria i ka rezuzuar. Kemi ende kërkesa që janë pezull. Si e është e mundur që të bëjmë një kërkëse në mborjtyjr të kilentit tim. Unë skam asnjë informacion. Asgjë nuk di. Nuk kam asnjë provë materiale, përveë fleta të zeza”, ka thënë ai.

Keohe ka prezantuar disa fakte, të cilat dëshmojnë se Prokuroria ka fshehur deklaratën shfajësuese të ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts.

“Dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e një fushate e organizuar nga udhëheqësa shqiptare”, kishte thënë Everts.

Të ngjashme