Prokuroria nis hetimet ndaj Ramiz Kelmendit

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas deklaratave publike të biznesmenit, R.K., i cili është duke kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij, me qëllim të favorizimit dhe votimit për njërën nga partitë politike të Kosovës, ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore, duke e iniciuar si rast paraprak penal, lidhur me veprën penale “Cenimi i paracaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPK-së.

EkonomiaOnline mëson se bëhet fjalë për pronarin e ETC-së, Ramiz Kelmendi, i cili kërkoi publikisht nga punëtorët e tij tw votojnë atë dhe PDK-në.

Po ashtu, kjo prokurori ka iniciuar edhe një rast tjetër për hetim, në bazë të qarkullimit të një video-incizimi, ku vërehet një person, i cili dyshohet se përmes një pakoje të shoqatës humanitare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, është duke zhvilluar aktivitet politik në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, me qëllim të sqarimit dhe identifikimit të personave të implikuar në këto raste.

Të ngjashme