Prokuroria do ta intervistojë Adem Grabovcin më 14 shtator

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 16:35 | Nga

Adem Grabovci, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, do të intervistohet me 14 shtator nga Prokuroria e Shtetit.

Grabovci do të merret në pyetje nga prokurorët, Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani.

Por avokati i Grabovcit, Florent Latifaj, ka thënë për Gazetën Express, se do të provojnë për ta shtyrë intervistimin.

“Ftesën e kemi marrë por do të bëj kërkesë për të shtyrë intervistimin. Atë ditë jam i zënë”, ka thënë Latifaj.

Grabovic është duke u hetuar për ushtrim të ndikimit dhe vepra të tjera, pas publikimeve të përgjimeve nga portali Insajderi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme