Prokuroria do t’i verifikojë pretendimet për falsifikim kundër ish-komisionit për demarkacion

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 08:16 | Nga

Pretendimet e kryetarit të Komisionit shtetëror për demarkacion, Shpejtim Bulliqi, ndaj paraardhësit të tij Murat Meha do të verifikohen nga prokurori i Shtetit.

Komisioni qeveritar, i cili ka verifikuar punën e komisionit të kaluar në procesin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, pretendon të jenë kryer tri vepra penale nga komisioni i kaluar, shkruan Koha Ditore.

Akuzat publike kanë të bëjnë për falsifikim të hartave, fshehje të dokumenteve zyrtare dhe cenim të tërësisë territoriale të Kosovës.

Këto pretendime janë përfshirë edhe në dokumentin që Qeveria ia ka proceduar Kuvendit bashkë me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme