Propagandë nga mediat serbe, thonë se Ushtria e Kosovës u infiltrua në veri

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Serbi po vazhdojnë me propagandat e tyre në lidhje me situatën në veri.

“Novosti” tani raporton se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të infiltruar në aksionin në veri.

Krejt këtë raportim ata e bëjnë duke iu referuar një fotografie të shkrepur atje nga reporterët serbë, e ku shihet një pjesëtar i Policisë që në çantën e tij ka logon e FSK-së.

Normalisht, policët e Kosovës pajisjet e tyre si çanta dhe të tjerat që nuk i përkasin uniformës zyrtare i mbajnë sipas dëshirës, dhe kjo nuk ka të bëj asgjë me detyrimin që ai t’i përkas Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Madje ky medium i pushtetit në Serbi që njihet për propagandën e egër thotë se “të gjitha marrëveshjet janë thyer”, duke iu referuar zotimit që FSK ka me NATO-n për prezencën e saj në veri.

Të ngjashme