Propozimi i PAN-it për shtyrje nuk kalon, Mikullovci e mbyll seancën

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 12:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Propozimi i përfaqësuesit të koalicionit PAN, për shtyrjen e seancës për dy orë, ka marrë 60 vota për dhe 60 vota kundër.

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, tha se në momentin që ka një rezultat të barabartë, propozimi bie poshtë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Enver Hoxhajt, i cili i ka thënë Mikullovcit që mos ta shkelë rregulloren.

Hoxhaj ka rikujtuar se edhe sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kuvendit i takon vetëm subjektit që ka dalë i pari, në këtë rast PAN-it.

Ai indirekt ka “kërcënuar” se në këtë mënyrë, Kuvendi mund të bllokohet.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj kërkoi që pikë e rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të shtyhet për dy orë për shkak se kanë nevojë për konsultime të koalicionit.

Në fund, Mikullovci e ka mbyllur seancën pa u zgjedhur organet drejtuese të Kuvendit.

Tash pritet që sekretaria e Kuvendit të sqarojë cilët do të jenë hap e mëtutjeshëm.

Të ngjashme