Propozimi i patrajtuar për zgjidhjen e demarkacionit

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 09:02 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka thënë se është një lajm shumë i mirë që Vetëvendosje ka marr vendim për të zgjidhur problemin e Demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë institucionale.

‘’Unë kuptova që Vetëvendosje ka marr vendim për të zgjidhur një problem në mënyrë institucionale”.

‘’Nga ana ime është lajm i mirë edhe pse nuk i kam analizuar në detaje hapat apo propozimet që ka bërë kjo parti sepse është problem politik”.

Këto deklarime Muja i ka dhënë për klankosova.tv duke shtuar se nuk përkrah hapat e parashtruar nga Lëvizja për të realizuar marrëveshjen për demarkacionin.

Kjo pasi ky deputet i Partisë Demokratike, kohë më parë kishte paraqitur një propozim në Kuvend, për të cilin siç tha ai “ende nuk ka pranuar vlerësime”.

‘’Unë kam paraqitur në Kuvend një propozim teknik, por që ende nuk kam pranuar ndonjë vlerësim nga ana e askujt.’’

‘’Nuk mund të them se i përkrah hapat e parashtruar nga Vetëvendosje pasi kjo e fundit ende nuk ka dalë me ndonjë vlerësim apo prononcim të propozimit tim. Pres nga Vetëvendosje të prononcohet për propozimin që unë kam bërë dikur’’, ka thënë Muja.

Deputeti nga radhët e PDK-së theksoi se mirëpret çdo propozim që mund të jetë pozitiv në zgjidhjen e një problemi i cili ka shkaktuar ngërçe në skenën politikën e vendit.

‘’Çdo kush që ofron mundësi shkencore për të zgjidhur çështjen siç është marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, është i mirëseardhur. Ia vlen të ulemi e të diskutojmë në mënyrë të qetë, madje edhe më mirë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, për të qartësuar problemin e demarkacionit’’, ka përfunduar, Muja në një prononcim për klankosova.tv.

14502074_1278137108871488_1116560100_n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme