#Protestoj: Korrupsioni i qeverisë po na lë pa viza

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 18:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e sotme para Qeverisë së Kosovës, e 10-ta me radhë e thirrur nga Grupi i Qytetarëve #Protestoj.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj sistemit politik në Kosovë, i cili u tha se “dita-ditës po konfirmon edhe më tepër involvimin në krim dhe korrupsion në të gjitha format e tij”.

Mrika Sefaj, nga #Protestoj”, tha se mes tjerash korrupsioni i qeverisë e ka lënë vendin pa liberalizim të vizave.

“Protestoj për të 10-të herë sepse e dua Kosovën ndryshe, pa korrupsion e pa klika ‘Pronto’; sepse korrupsioni juaj na la në izolim e pa liberalizim; sepse dua demokraci të mirëfilltë; sepse dua që zëri im të vlej; sepse dua barazi para ligjit; sepse dua dinjitet për liri të shprehjes; sepse dua punë e jo lëmoshë; sepse kërkoj shërim në vend e jo jashtë vendit; sepse nuk dua diskriminim”, tha Sefaj.

Protestat nisën pas publikimit të përgjimeve telefonike të njohura si “Pronto2”, ku protagonistë ishte Adem Grabovci dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së. Organizatorët thanë se protestat do të vazhdojnë çdo të enjte nga ora 17, me ç’rast do të marshohet nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë.

Të ngjashme