Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Molliqaj ka një thirrje për deputetët

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate e Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se deputetët e opozitës në këtë kohë kanë përgjegjësi të shtuar, pasë parasysh faktin se është situatë e jashtëzakonshme.

“Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjërojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive”, thuhet në postimin e Molliqajt.

Postimi i plotë i Kryetarit të PSD-së:

Ftesë deputetëve për pjesëmarrje në protestë

Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme.

Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjërojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive.

Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme