Protestë në Pejë me të nisur mbledhja e dy qeverive

Pejë | 26 Nën 2018 | 10:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra protestues kanë dal për te protestuar në Pejë, afër vendit ku po mbahet mbledhja e dy qeverive, e asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Janë qytetarë, familjarë e shokë të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës që kanë dalë të shprehin pakënaqësitë e tyre në sytë e drejtuesve të dy qeverive, raporton Ekonomia Online.

“Ku mbeten djemtë e grupit të Kumanovës”, “Gruevski iku përmes Shqipërisë” ishin vetëm disa nga mbishkrimet që po mbanin në duar familjarët e të dënuarve dhe viktimave në rastin e Kumanovës.

Meriton Belegu, tha se kërkojnë drejtësi nga dy qeveritë.

“Gruevski kaloi përmes Shqipërisë, është ai që urdhëroi të vriten e prangosen vëllezërit tanë, jemi këtu për të kërkuar drejtësi”.

Driton Agusholli poashtu protestues kërkoi drejtësi për rastin  Kumanova.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/ne-peje-nis-mbledhja-e-dy-qeverive/

Lexo më shumë:

Të ngjashme